Mesazhi i fortë i Ylli Manjanit: Shantazhi është fundi i lirisë, është fundi i politikës të drejtë e të ndershme, nuk kam më asnjë dyshim që kështu është…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Prandaj morali sugjeron që politikani ndaj të cilit shteti arrin të ngrejë akuzë penale, largohet nga politika. Aq më tepër kur politikani akuzohet dy herë… Edhe kur akuza bie në gjykatë, prap Ai/ajo ikën. Ikën sepse nuk është më i lirë. Vendimet që merr një politikan i tillë janë gjithmonë “rruga e vetme”, pra pa alternativë…

Sepse vërtetë bie akuza, por nuk mbaron loja…. Ka gjithmonë gjëra të reja që e bëjnë atë vulnerabël. Të shantazhueshëm. Shantazhi është fundi i lirisë. Është fundi i politikës të drejtë e të ndershme.

Zoti Lulzim Basha, për fat të keq është akuzuar 2 herë në jetën e tij politike. Nuk është e rastit që vendimet të cilat Ai merr janë jo demokratike dhe gjithmonë shiten si “rruga e vetme”…. Pra pa alternativë…

Na pëlqen ose jo, ky është realiteti. Marrja e vendimeve nën shantazh apo persion dëmton një parti të tërë. Një mjedis politik. Demokracinë në tërësi. Sa më shpejt të largohet nga drejtimi formal i PD, aq më shpejt do shpëtojë demokracia. Nuk kam më asnjë dyshim që kështu është!

Zjarr Tv Ad