Mesazhi i Lleshaj: Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit nga COVID 19

0
215
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak orë pas ndalimit të qarkullimit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përcjellë mesazhin se edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit nga COVID 19.

Pikërisht për këtë, thotë Lleshaj, Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye.

Ministri i Brendshëm nënvizon se i vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim.

Për një javë rresht Shqipëria do të mbyllet nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ushtria dhe policia do të jenë në rrugë dhe të gjithë ata që nuk do ta respektojnë këtë fashë orari do të konsiderohen ‘tradhtarë lufte” dhe do kenë penalitete të rënda.

Penalitete të rënda do të jenë edhe për ata që gjatë fashës së lejuar për të lëvizur do të injorojnë këshillat per distancin social dhe do te qendrojne grumbull.

Ndaj tyre qeveria lejon policine te perdore dhe gaz lotsjelles apo uje per ti shperndare.

Zjarr Tv Ad