mesditën e sotme në banesën e tij në lagjen ‘Apolonia’ në Fier. Trupi u gjet në katin e tretë të një pallati dhe i përket shtetasit Bajram Brataj, i moshës 60 vjeç. LEXO EDHE: Të humbi apo t’u shkatërrua patenta? Rinovohet ndryshe që nga 16 shtatori Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë ndjerë erën e rëndë që vinte nga apartamenti I moshuari jetonte i vetëm dhe mendohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Nxjerrja e trupit është bërë falë ndërhyrjes së zjarrëfikesve të cilët kanë hyrë nga dritaret, pasi dera qëndronte e mbyllur.

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas i cili ishte në kërkim pasi ka goditur me thikë një person i cili tashmë ndodhet në Spital.

Po kështu Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

‘Vlorë, arrestohet nga Policia për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” shtetasi B.B., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Isa Boletini” për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.H, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.’

‘Sarandë, arrestohet nga Policia për “Vjedhje të mbetur në tentativë” shtetasi Dh.P., 46 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë dhomat e një hoteli në Ksamil, në pronësi të shtetasit L.M.’

‘Sarandë, arrestohet nga Policia për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi M.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Butrinti” pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.’

Zjarr Tv Ad