Mesi: Shqipëria shembull në punësimin e grave

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PS, Senida Mesi ka marrë pjesë këtë të premte në seancën e veçantë plenare kushtuar grave të vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Mal të Zi. Në fjalën e saj deputetja Senida Mesi deklaroi se duhet rritje të bashkëpunimit mes vendeve në konteksin rajonal me qëllim fuqizimin e të drejtave të grave. Mesi tha se duhet punuar akoma më shumë për edukimin dhe punësimin e vajzave dhe grave në sektorë të ndryshëm ndersa theksoi se Shqiperia eshte nje shembull qe tregon se ka rritur numrin e grave ne politike si dhe ne administraten publike.

 

“Duhet rritje e bashkëpunimit mes vendeve në kontekstin rajonal. Është bërë plot, por duhet bërë edhe më shumë për edukimin, punësimin & emancipimin e vajzave & grave. Nevojitet më tepër akses në financë, rritje e të drejtave të pronës & gjithëpërfshirje ekonomike. Në përfaqësimin politik të grave, Shqipëria shembull. Lë pas edhe shumë vende anëtare të BE. Në administratë publike, gratë zënë 50% të të punësuarve. Në biznes gjithashtu ka rritje të grave sipërmarrëse. Strategjia Kombëtare Gjinore ka dhënë rezultate inkurajuese në përparimin e të drejtave të grave.”

 

Zjarr Tv Ad