Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edhe universitetet private do të duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rekomandoi edhe universitetet private mund të zbatojnë skenarin për universitetet publike.
Besa Shahini: Universitetet private janë disa hapa para me mësimin online dhe kanë shumë më pak studentët. Ndaj mund të aplikojnë fleksibilitet në zbatimin e këtij skenari duke ndjekur oraret e tyre për provimet dhe diplomimit. Por gjithsesi edhe universitetet private janë të detyruara të ndjekur rregullat e distancimit dhe të higjienizimit të godinave dhe mund të fillojnë punë vetëm pasi të kemi vendimin për hapjen e pjesshme të institucioneve arsimore në qershor.