Mësohet shkaku i aksidentit në Shkup ku humbën jetën 15 veta

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Frena teknikisht të parregullt të autobusit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara janë arsyet për aksidentin në Llaskarc,  për shkak të së cilit PTHP-ja  ka kërkuar procedurë kundër shtatë personave, të cilët janë arrestuar në stacionin policor. Prokurori publik Sasho Rajçev sot në pres konferencë tha se PTHP-ja do të kërkojë arrest kundër tyre dhe do t’i caktohen masa sigurie.

“Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë  frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev, raportojnë mediet maqedonase.

Ai shtoi se ekspertiza tregoi se shoferi nuk e ka përdorur telefonin gjatë momentit të aksidentit. Janë arrestuar shtatë persona, midis të cilëve  pronari i kompanisë “Durmo turs” dhe shoferi i autobusit. Aksidenti ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi rrethojën mbrojtëse në autostradë. Në këtë aksident humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 ishin lënduar

 

 

Zjarr Tv Ad