Messi i kërkon Barcelonës të largojë 5 lojtarë

0
10

Lionel Messi ishte një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato, teksa argjentinasi po mendonte largimin nga katalanasit, për të vazhduar karrierën në një klub tjetër.

Kaq mjaftoi që mediat të fillonin të hedhin hipoteza se ku mund të transferohej argjentinasi.

Megjithatë në fund “Pleshti” vendosi të qëndrojë në “Kamp Nou”, duke i dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Megjithatë sipas asaj që shkruajnë mediat pranë klubit katalanas, Messi ka pasur një takim me drejtuesit e skuadrës, për t’i kërkuar atyre përforcime në ekip.

Gjithashtu ai ka kërkuar edhe largimin e 5 lojtarëve, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për të afruar lojtarë që mund ta ndihmojnë Barçën në sezonin e ri.

Pesë lojtarët që argjentinasi i kërkoi drejtuesve të largojnë janë: Dembele, Coutinho, Todibo, Rafinha dhe Uage.