Messi i “tradhëton”, shokët i dhurojnë medalje me Argjentinën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre gola, dy kartona të kuq dhe një fitues.

Argjentina është fituesja e medaljes së bronztë në Kupën e Amerikës 2019, që po zhvillohet aktualisht në Brazil. Skuadra Albiceste mposhti 2-1 në finalen e vogël kampionët në fuqi, Kilin. Një takim që i kishte të gjithë brenda, gjaknxehtësinë, kartonat, penalltitë, golat dhe … fituesin.

Që do të ishte një takim i vështirë u pa që në minutat e para, por një dygolësh i shpejtë me autor Aguero dhe Dybala bëri që të ndizej situata. Lionel Messi humbi toruan dhe u ndëshkua me karton të kuq pas 37 minutash lojë. Të njëjtin fat kishte edhe Gary Medel, shkak i atij sherri që ndezi të gjithë takimin.

Gjithsesi, një gol i akorduar me anë të sistemit VAR bëri që drithërimat në “Arena Corinthians” të ishin prezent deri në fundin e takimit. Përfundimisht, 2-1 dhe Argjentina e mbyll me medalje këtë kompeticion. Ndërkohë, finalja e madhe do të diskutohet në “Maracana” mbrëmjen e kësaj të diele, me Brazilin që niset favorit ndaj Perusë.

Zjarr Tv Ad