Messi nuk e harron Ronaldon, zbardhen votat, për këtë votoi CR7?

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leo Messi është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, një lojtar unik, thjeshtë jemi me fat që kemi shijuar magjitë e tij. Për herë të 6-të në karrierën e tij, Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA duke thyer konkurrencën e Virgil van Dijk dhe të C.Ronaldos. Ky ishte një vit ku Messi nuk ishte favorit por në fund të gjithë u çuan në këmbë, të gjithë duartrokitën yllin e Barcelonës i cili kurrë nuk është banal në atë që bën dhe në atë që thotë:

“Dua të falënderoj të gjithë ata të cilët votuan për mua. E vërteta është se çmimet individuale për mua janë në plan të dytë, e rëndësishme janë çmimet me skuadrën. Mgjth më duhet ta pranoj se unike të shoh djalin tim këtu, është fantastike të ndaj më të këtë lumturi”, u shpreh Messi. “Pleshti” mbetet kavalier, këtë e konfirmoi edhe një herë teksa në votimin e tij si kapiten i Argjentinës nuk e harroi rivalin e tij më të madhe, C.Ronaldo. Vota e tij e parë shkoi për Sadio Mane, në vendin e dytë votoi Ronaldon ndërsa në të tretin shokun e tij te Barcelona, Frenkie De Jong. Ndryshe nga Messi, Ronaldo nuk i dha asnjë votë argjentinasin teksa përzgjodhi De Ligt, De Jong dhe Mbappe.

Zjarr Tv Ad