Mësuesi u pezullua nga puna pasi goditi bashkëmoshatarin e tyre, nxënësit në Lezhë në bojkot: Vendim i padrejtë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nxënës të klasës së nëntë në shkollën “Kosova” të Lezhës kanë bojkotuar mëngjesin e sotëm procesin mësimor, në shenjë proteste për pezullimin e profesorit të matematikës, pas një videoje të publikuar në rrjete sociale.

Nxënësit shprehen se largimi i tij është i padrejtë, pasi mësues Ramiz Bajrami ka rënë pre e një kurthi, duke u provokuar nga vetë nxënësi dhe për më tepër nxënësi nuk ka marrë asnjë dëmtim.

Ata shprehen se nuk do të vijojnë mësimin deri në rikthim të mësuesit të tyre.

“Ne sot kemi dalë në protestë sepse profesori jonë i matematikës dhe fizikës Ramiz Bajrami është pushuar nga puna dhe ne na duket e padrejtë, duke bojkotuar mësimin, dhe i kemi dërguar njoftimin drejtorisë. Profesorit i është shfaqur një video dhe në atë video nuk ka shfaq shenja dhune dhe nëse nxënësi pretendon që ka shenja dhune, të japë një raport mjekësor që ka shenja dhune fizike apo psikologjike”, tha një nxënëse e shkollës 9-vjeçare.

“Nuk u mor parasysh fare fjala jonë, të gjithë po veprojnë më mendjen e tyre. Nëse profesor Ramizi nuk vjen në punë atëherë të gjithë mësuesit duhet të hiqen nga puna se të gjithë kanë rënë pre e nxënësve dhe kanë dalë nga vetja. Nëse profesori hiqet nga puna të gjithnjë mësuesit të hiqen nga puna dhe ta bëjmë të qartë që pa ardhur prof. Ramizi ne nuk futemi brenda”, shprehet ajo.

“Profesor Ramizi ka shumë vite punë në këtë shkollë dhe nuk ka askush të drejtë ta heqë nga puna për një video që nuk ka marrë asnjë lëndim ai nxënësi Mësuesit nuk kanë lidhje me protestën e kemi vendosur mes nxënësve”, tha një tjetër nxënëse.

Zjarr Tv Ad