Mësuesit në protestë për 1 Majin, marshojnë tek Ministria e Arsimit! Ja kërkesat e tyre

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësuesit janë ngritur në protestë për 1 Majin duke kërkuar pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune.

Ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, teksa mbajnë një pankarta në duar ku shkruhet “Nuk ka arsim cilësor pa arsim të mirëpaguar”, “Shpërblim në fund të vitit për mësuesit”, “Ta bëjmë më tërheqës profesionin e mësuesit”.

Një nga përfaqësuesit e sindikatës u shpreh se qeveria duhet të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Ai u shpreh se për arsimin duhet të një buxhet prej 5% të GDP, teksa shtoi se nëse nuk ka paga dinjitoze profesioni i mësuesit nuk do të jetë i kërkuar nga të rinjtë.

“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar.

Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta”, tha përfaqësuesi i sindikatës.

Zjarr Tv Ad