Mësuesit: Punojmë në terror! Vokshi: Më 25 prill keni në dorë ndryshimin! Basha, kryeministri që ka prioritet arsimin!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albana Vokshi u takua me mësues në zonën e Laprakës, me të cilët ndau jo vetëm urimet për ditën e mësuesit, por edhe shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit, Albana Vokshi theksoi planet e PD për të ringritur arsimin dhe për t’i kthyer dinjitetin mësuesve pas mbështetjes së tyre me votë në 25 prill.

Në 8 vite figura e mësuesit nuk është respektuar, por është shantazhuar për të punuar e votuar për partinë në pushtet.” – tha Albana Vokshi, e cila vuri në dukje dhe keqtrajtimin financiar të mësuesve. “Në 8 vjet, ka rritur vetëm 40 mijë lekë, pra, çdo vit vetëm 5 mijë lekë. Ka hequr pagën e 13-të, shpërblimet. Paga e mësuesit është ulur praktikisht. Por kemi një lajm të mirë. Kjo mund të ndryshojë. Është në dorën tuaj, në dorën e qytetarëve.” – tha Albana Vokshi.

Albana Vokshi theskoi se vetëm përmes investimit në arsim vendi mund të shkojë përpara.

Kemi një qevrisje që qeveris përmes padijes, kemi një kryeminstër të paditur. Investimi më i sigurt në ekonomi është arsimi. UNICEF llogarit se për shkak të nënfinancimit, ekonomia humbet 35 milionë usd vetëm në 1 vit. Nga ana tjetër, nëse mbyllet një shkollë, hapet një burg. Rama ka mabyllur 430 shkolla në 8 vjet. Kemi bërë betejën tonë që arsimi të ketë vendin e nderit në programin e PD. Pagat do të rritën 15 përqind çdo vit. Askush nuk do të ketë pagë më të ulët se 700 euro. Do të rikthehen shpërblimet, promovimet dhe rekrutimet sipas meritokracisë, jo me portale propagande. Pas 25 prillit do të qeverisim me një qeverisje të dijes, me një kryeministër që do të mendojë për ju, për fëmijet tanë dhe për arsimin. Në 25 keni në dorë të bëni ndryshimin. Ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë arsimin. Ky është objektivi ynë final.”- tha Albana Vokshi.

 

Zjarr Tv Ad