Mësuesit shfaqin simptoma/ Sindikata: Të ndërpritet vaksinimi…

0
1535
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindikata e Arsimit, është shprehur e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të mësusve, pas vaksinimit, për shkak të informacioneve se disa shtete e kanë refuzuar “Astra-Zeneca”.

Në këto kushte, sindikata kërkon nga Ministria e Arsimit, qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve, që nëpërmjet specialistëve te qartësojnë situatën, duke shpjeguar ne rruge shkencore problematikat shëndetësore, që mund të shkaktojë vaksina në persona të veçantë.

Sindikata kërkon ndërprerjen e procesit të vaksinimit, të mësuesve në shkolla dhe palestra dhe zhvillimin e këtij procesi, në qendra shëndetësore ku ndodhen kartelat përkatëse të gjithsecilit.

Vaksinimi të kryhet pas aprovimit nga mjeku i familjes, i cili më parë ka studiuar kartelat mjekësore, si dhe të mos ushtrohet presion ndaj mësuesve

 

Zjarr Tv Ad