Shqipe Imeri është emri i mësueses nga qyteti i Klosit, që udhëton çdo ditë 2 orë e gjysëm për të shkuar në këmbë në shkollën, ku punon.
Ajo niset nga shtëpia që orën 6 të mëngjesit në orën 8:25 të arrijë mësimin.
Rasti i saj është transmetuar në emisionin Fiks-Fare.
Mësuesja ka treguar se i është drejtuar Zyrës Arsimore Mat, për ta emëruar mësuese në qytet por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ajo thotë:
Dua vetëm përgjigjen për dosjen, asgjë më shumë thotë mësuesja.
Në këtë rrugë që bëj çdo ditë femra nuk shoh, por as burra.
Jam e vetme që eci në këtë orar.
Para 6 vitesh asaj i ka ndodhur një fatkeqësi , ku bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta ndaj asaj i është dashur të jetë dhe nënë dhe babë për 3 fëmijët e saj.
Ndër të tjera gjatë apelit të saj ajo ka kërkuar diçka edhe nga kryeministri Edi Rama.
Shpresa ka thënë “Rama duhet të vlerësojë njerëzit që e meritojnë dhe se ajo kërkon atë vend pune nëse e meriton, vetëm e vetëm për t’u afruar afër shtëpisë.”
Por pas ndërhyrjes së këtij emisioni, Zyra Arsimore Mat i ka kthyer një përgjigje Shpresës.
Drejtoresha e këtij instituticioni pranoi se nuk i ka kthyer një përgjigje mësueses, pasi në vendin e lirë të punës në qytet është emëruar një tjetër mësuese e pushuar nga një shkollë tjetër.
Më tej ajo ka thënë se këto ditë do t’i dërgojë një përgjigje zyrtare, mësueses.