Met Veliu: Nuk e kuptoj pse dal tek kontaktet e kreut të SHISH!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar ditën e sotme në ”Zona Zero” në Top News, ka qenë gazetari Muhamed Veliu, i cili ka komentuar ndër të tjera edhe se pse emri i tij gjendej në kontaktet e drejtorit të SHISH, Heidon Bendos, të cilat u publikuan nga hakerat e “Homeland Justice” në Telegram.

Sipas gazetarit, kontaktet e tij dhe të Bendos kanë qenë vetëm dy herë, një herë në emërimin e tij dhe një herë tjetër gjatë një pritje në ambasadën britanike.

“Jam shumë kurioz ta zhvilloj një bisedë me Bendon. Nuk kam qënë ndonjë herë subjekt i punës së tij. Kontakti i parë është kur Bendo është bërë drejtor ku unë e kam uruar dhe i kam kërkuar një intervistë. Mesa duket e ka ruajtur me fanatizëm numrin tim. Unë e kam takuar edhe njëherë në një pritje të ambasadës britanike ku kemi patur një bisedë shumë të bukur dhe pa sekrete do të thosha.”- tha Veliu.

Zjarr Tv Ad