Meta bën apel sërish: Politika s’po ecën në drejtimin e duhur

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta e cilësoi alarmante dhe dramatike largimin shqiptarëve nga vendi. Në veprimtarinë e prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, me temë: “Paqja si udhë shprese: dialog, pajtim dhe kthesë ekologjike” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, kreu i shtetit tha se ky fenomen kërkon një përgjigje mbarëkombëtare nga aktorët por dhe nga qytetarët shqiptarë. Po ashtu ai i dha një mesazh të qartë klasës politike në vend, ndërsa theksoi se politika duhet të vihet në shërbim të qytetarëve.

“Shqipëria të shpëtojë nga dimri i Europës. Rreth 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Nëse dikush këtu do të më thoshte se kjo ndodh kudo, nuk është kurrësesi në këto përmasa, – tha Meta. -. Kemi të bëjmë me fenomen shpopullimi. Nëse nga Serbia largohet një serb, nga Shqipëria 5 shqiptarë. Kjo është situatë alarmante dhe dramatike dhe kërkon një përgjigje mbarëkombëtarë nga aktorët dhe qytetarët e saj. Ndaj dhe ati i Shenjtë theksoi se kërkohet që t’i bëhet thirrje ndërgjegjes morale. Ndaj duhet të nxisim procese të reja për t’u dhënë njerëzve shpresë për të ardhmen. Politika dhe politikanët duhet i vinin në shërbim të njerëzve të thjeshtë. Të drejtohemi duke i shërbyer njerëzve. Shqipëria ka një politikë e cila ende nuk po ecën në drejtimin e duhur. Sot shqiptarët kanë nevojë për një dialog të vërtetë. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet. Shqiptarët janë një popull shprese dhe këtë e kanë treguar. Shqipëria ka diell për të gjithë”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad