Meta dekreton anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presdienti i Reoublkës ka dekretuar gjatë ditë së sotme emërimin e Besnik Muçit, se gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Ja dekreti i plotë

D E K R E T

“PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova në datë 08.10.2019 “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10722, datë 07.02.2018”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 128, datë 21.09.2019 dhe Vendimin nr. 129, datë 21.09.2019, si dhe pasi u njoha me përmbajtjen e praktikës dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance dhe të renditur në tri vendet e para të listës, përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresë nr. 552 prot., datë 08.10.2019, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zoti Besnik MUÇI emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11313
Tiranë, më 15.10.2019

Zjarr Tv Ad