Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor 2019. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Më 31 tetor Presidenti Meta zhvilloi konsultime me palët përsa i përket datës së zgjedhjeve.Ai takoi për 30 minuta kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se bëhej fjalë për dy data, dy të dielat e fundit të qershorit.
Takimin e dytë këshillues Kreu i Shtetit e pati me kreun e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, sërish përreth 30 minuta. I fundit që takoi Meta ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, me të cilin bisedoi përreth 60 minuta.