Meta ditë të ngjeshur me takime, pret në zyrë zyrtaren e KiE

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë e mbushur me takime politike duket të jetë kjo e sotmja për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, Sinjalin e dha ai vetë që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Pas takimeve me kryedemokratin Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, në zyrën e tij ka shkuar në këto momente një përfaqësuese e KiE, Jutta Gützkoë (Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë).

Por ky nuk pritet të jetë takimi i fundit për sot. “BalkanWeb” mëson se Metë do të zhvillojë një tjetër takim me krerët e partive të djathta.

Takimi vjen një ditë pasi KiE vendosi të anulonte vëzhguesit në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Zjarr Tv Ad