Meta do të vizitojë Turqinë pas ftesës së liderit të opozitës: Forcimi i miqësisë midis dy vendeve është në interes të dy popujve

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti ilir Meta ka pritur sot kreun e bashkisë së Maltepe të turqisë Ali Kiliç, me të cilin ka folir për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai e ftoi kreun e shtetit për një vizitë zyrtare në Turqi, të cilën Meta e ka pranuar.

Postimi:

Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!

Zjarr Tv Ad