Meta dorëzon padinë në 3 Prokurori, kërkon ndjekje penale të Ardian Dvoranit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

residenti, Ilir Meta, pritet të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Burime nga Presidenca njoftojnë se në orën 14:30 do dorëzohet zyrtarisht padia për ndjekjen penale të Dvoranit.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta tha se prej afro dy vjetësh u ka bërë përpjekje dhe thirrje gjithë institucioneve për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrë që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në përputhje me Kushtetuës dhe ligjit.

Por kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sipas tij, ka bërë disa shkelje të rënda, që cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimin të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Presidentit Meta, kryetari i KED-së, Dvorani, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar qëllimisht presidentit në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vakanca.

Me këtë veprim, sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit, duke e shtyrë të shprehej edhe për vakancën e dytë përpara se të shprehej Kuvendi për zgjedhjet e veta.

Zjarr Tv Ad