Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën Botërore të Poezisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar vargjet e paharrueshme të Fan Nolit “Anës Lumenjve”. Meta thekson në shkrimin e tij se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.
Postimi i plotë:
“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.
Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko.