“Meta e sqaroi pozicionin e tij”- Preç Zogaj: Kreu i PL bëri më shumë se një sqarim publik me kallëzimet e ngritura ndaj Autoritetit të Dosjeve

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Preç Zogaj, i ftuar sot ne emisionin “Opinion”, ka folur në lidhje me pretendimet e ngritura nga Autoriteti i Dosjeve për përfshirjen e emrit të Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Zogaj deklaroi se Meta me padinë e ngritur në gjykatë e ka dhënë sqarimin e tij për këtë çështje, madje shton se me 6 akuzat e ngritura ai shkuar përtej sqarimit publik, duke bërë që fjalën e fundit ta thotë drejtësia.

Sipas Zogaj ky fakt vërteton qe me te dhënat e publikuara dhe me qëndrimin e shprehur, Meta e ka sqaruar pozicioni e tij.

“Mendoj se Ilir Meta ka shkuar përtej sqarimit dhe e ka paditur në gjykatë. Në momentin që një i akuzuar për këtë gjë i drejtohet drejtësisë dhe SPAK-ut, akuza pezullohen. Unë nuk po them akuzat anulohen, por të pezullohen.

Duhet të flasim drejt ai ka bërë më shumë se një sqarim publik, ka ngritur 6 akuza dhe i është drejtuar SPAK-ut”, tha Zogaj.

Zjarr Tv Ad