Meta: Edukimi i të rinjve ndihmon në demokratizimin e plotë të vendit

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ceremoninë e diplomit të studentëve të Akademisë Politike shqiptare, Presidenti Ilir Meta përsëriti apelin e tij drejtuar Kuvendit për reflektim dhe maturi sa i përket plotësimit të kërkesave të studentëve protestues.

“Nuk mund të shmang apelin për të reflektuar me maturi  e përgjegjshmëri për protestën e studentëve që po zhvillohet në disa qytete. Ka konsensus që i konsideron kërkesat e tyre legjitime, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Kam besim se Kuvendi do të reflektojë për bashkëpunim gjithpërfshirës për plotësimin e kërkesave të drejta, jo vetëm në intereisn e studentëve, por për interes të gjithë vendit”.

“Pasuria më e madhe e vendit është rinia, është potenciali i saj duhet një edukim cilësor dhe i aksesueshëm për të gjithë të rinjtë. Formimi i profesional është i domosdoshëm. Pa bërë një ndryshim të ndjeshëm e afatgjatë në investim në kapitalin njerëzor do e kemi të ëvshtirë një rritje ekonomike të qëndrueshme.”

“Edukimi më i mirë i të rinjve ndihmon në demokratizimin e mëtejshëm e të plotë të vendit përmirësin e qeverisjes, nxitjen e politikave publike dhe rritjen e komunikimit publik. Energjia pozitive,  kreativiteti, entuziasmi i të rinjve përbëjnë rol transformues”. 

 

 

Zjarr Tv Ad