Meta firmos dekretin, lirohet nga detyra Besiana Kadare dhe tre ambasadorë të tjerë në organizatat ndërkombëtare

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër ambasadorë të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare janë liruar nga detyra ditën e sotme me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Në dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta, thuhet se Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të famshëm Ismail Kadare, e cila ka shërbyer si ambasadore e Shqipërisë në OKB, Arian Spasse, ambasadore në Hungari, Albana Dauti, ambasadore në Këshillin e Evropës dhe Ferit Hoxha, ambasador pranë UNESCO, lirohen nga detyra.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

–      Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

–        Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–      Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

–      Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

 

Zjarr Tv Ad