Meta, firmosja e dekretit nga Stambolli/ Aurela Anastasi shuan dyshimet: Presidenti e ushtron detyrën edhe jashtë vendit

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa orë përpara se të niste seanca plenare e raundit të katërt për votimin e emrit të ri të presidentit pati jo pak diskutime për detyrën e kandidatit Bajram Begaj, firmosjen e dekretit për shkarkimin e tij, pasi dha dorëheqjen nga detyra e shefit të përgjithshëm të Shtabit të Ushtrisë.

Por, pedagogia e së drejtës kushtetuese Aurela Anastasi, ekskluzivisht për gazetarin Thimi Samarxhiu ne Top News dha një përgjigje shteruese, kur tha se aspektet formale zgjidhen nga kuvendi, nëse flet për ngërç juridik, nëse mund të ketë.

Ne kemi një dekret të Presidentit të Republikës, të firmosur në Stamboll publikisht, të deklaruar prej zyrës së tij, dhe është normale të ngrihet pikëpyetja se çfarë vlere juridike ka.

Sipas pedagoges Anastasi, Presidenti ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e detyrës së tij jo vetëm brenda vendit, por edhe kur ndodhet jashtë zyre teksa iu referua firmës së Metës në Stamboll që i hapi rrugën veprimeve të tjera të Kuvendit.

“Nga pikëpamja kushtetuese doja të sqaroja një moment në lidhje me fuqinë e Presidentit të Republikës për të dekretuar një dekret të tillë se ai ndodhet jashtë vendit. Së paku, në periudhën bashkëkohore, doktrina ka mbajtur qëndrimin që Presidenti i ushtron funksionet edhe kur nuk është në zyrë. Mund të ndodhë që të jetë në spital, jashtë shtetit, por funksionet i ushtron,” tha Anasatasi.

Zjarr Tv Ad