Ditën e sotme kryetari LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me vajza dhe gra të njësisë nr 2 në Tiranë.
Në fjalën e tij, Meta u shpreh se forca politike që drejton kujdeset për vendin dhe do në të ardhmen do të përfaqësohet nga sa më shumë gra e vajza
LSI kujdeset për vendin. LSI kujdeset për njerëzit. LSI mban fjalën. LSI është një shans për të gjithë. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen për t’u përfaqësuar me sa më shumë gra dhe vajza”, u shpreh Meta.
Ndër të tjera kreu i LSI deklaroi se fuqizimi politik i gruas duhet të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social.
Është shumë e rëndësishme që fuqizimi politik i gruas të sjellë një fuqizim ekonomik dhe social që është edhe themeli dhe i një dinjiteti njerëzor të sigurt të çdo gruaje dhe të çdo nëne”, shtoi kreu i LSI-së Ilir Meta.