Meta hedh shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

0
7

Presidenti i Republikës po hedh shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani.

Procesi po zhvillohet live dhe nën monitorimin e Avokatit të Popullit dhe Ambasadorëve.

Rezultatet e tij do të bëhen publike në faqen zyrtare të Presidencës.

Më herët Presidenti Meta është shprehur se pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.