Meta i doli në krah Berishës pas vendimit të DASH, gazetari Hoxha sulmon Presidentin: Shkëlqesi, çdo fjale qe flet nga ky moment …

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka sulmuar Presidentin e vendit, Ilir Meta, pasi ky i fundit shprehu solidaritetin e tij me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij pas vendimit të DASH për t’i ndaluar hyrjen në SHBA.

“Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik,” shkruante Meta në reagimin e tij.

Hoxha ngre dyshime të forta që një “fletërrufe” e ngjashme i ka shkuar në derë edhe Presidentit Meta, prandaj dhe e paralajmëron që të bëjë kujdes pasi ccdo fjalë që mund të thotë mund të përdoret kundër tij në gjyq.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Shkelqesi, çdo fjale qe flet nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçes…
Me ne fund, Shkelqesia e tij u be i gjalle dhe foli…
Foli hapur, por foli keq…

Foli ashtu si di ai, per “fleterrufe” amerikane, per “akt te shemtuar, te pabese dhe te poshter”, nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kunder Berishes, familjes se tij dhe aleateve te tij…
Shkelqesi, nese nje kopje e “fleterrufese” amerikane te ka ardhur per momentin poshte deres, ben mire qe flet.

Por bej kujdes, ti e di keshillen qe sherifi amerikane te thote, ndersa te hedh hekurat:
“Çdo fjale qe do te thuash nga ky moment, do te perdoret kunder teje ne proçesin gjyqesor”…
Deri diten kur SHERIFF-i te vendos per ta ngjitur “fleterrufene” ne shtylle, ke kohe te porositesh nje pale “breke” çeliku, se ato prej hekuri nuk te bejne pune…
Marinsat Amerikane do te bejne nje demostrim force ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, fiks para zyres tende…

Nese do t’i pershendesesh me dore nga dritarja, apo do te dalesh t’i nderosh ushtarakisht te vendroja e ushtarit te gardes, kjo eshte pune per ty…
Per kuriozitet, Marinsat kane sjelle me vete nje paisje te fuqishme per te kerkuar metalet e renda si floriri.

Kam marre vesh se kur te largohem, nuk do ta marrin me vete, por do tia lene si dhurate Byrose Kombetare te Hetimit(BKH)…

Prandaj si banore i kompleksit luksoz ne Gjirin e Lalzit, ben mire ti informosh edhe komshinjte, qe te hedhin ne det gjithçka qe kane groposur poshte rrenjeve te atij ullirit 300 vjeçar…
Shkelqesi, derisa “fleterrufeja” per ty te ngjitet ne shtylle, ke ende pak kohe per te lehtesuar poziten tende.

I tregon ose jo “shoket” ne kete beteje kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, aleatit dhe mbrojtesit me te madh ne planet te Kombit Shqiptar, kjo eshte pune per ty…
Meqe eshte fundjave dhe ti zakonisht e kalon ne Gjirin e Lalzit, bej te fala komshiut, komishijes dhe familjes se tyre…

Qani hallet, ndizni ndonje qiri, se mbase Abaz Aliu, atje ne majen e malit te shenjte te Tomorrit, u merr me sy te mire…
Paç fat, Shkelqesi….

Zjarr Tv Ad