Meta i dorëzon postin e Presidentit, Bajram Begaj: E falenderoj për përmbushjen e detyrës! Sot, dita më e rëndësishme e jetës time

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën si kreu i Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit falenderoi paraardhësin e tij, ish-presidentin Ilir Meta, për përmbushjen e detyrës dhe për komunikimin e patur mes tyre.

Begaj u shpreh se kjo është dita më e rëndësishme e jetës së tij dhe se do të jetë shërbëtori i popullit shqiptar.

Ai tha se siguria kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit të tij presidencial.

“Dua të falenderoj Metën për përmbushjen e detyrës, komunikimin professional dhe social që patëm gjatë periudhës së detyrës. Për mua sot është një ditë e veçantë, padyshim dita më e rëndësishme e jetës time. Jam para jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin të zgjedhur në positn më të madh, atë të presidnetit të Republikës. Ky besim më ngarkon me përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kombit tim, ndaj partnerëve dhe miqve dhe familjes time. Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës.

Do jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. Do të jem kontribues i komunikimit dhe bashkëpunimit, i nismave dhe ideve që zhvillojnë dhe çojnë para shoëërinë tonë. Dialogu mes forcave politike, komuniteteve fetare, dëgjimi i vëmendshëm i medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të mishërohet në mirëqënie  zhvillim dhe progres për qytetarët e vendit.

Unë do të mbështes çdo veprim për të arritur marrëdhënie të shëndosha mnëpërmjet institucioneve Kushtetuese”, tha ai.

Zjarr Tv Ad