Meta i përgjigjet Ramës, mesazh “patronazhistëve”: Mos dëgjoni Kryefuksin, referendumi do triumfojë më 25 Prill

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në një takim elektoral i doli në mbrojtje “patronazhistëve” socialistë.

Duke iu drejtuar këtyre të fundit, Meta i bën thirrje të mos e dëgjojnë Ramën, apo “Kryefuksin” siç e quan ai. “Me vendosmëri drejt 25 Prillit”, shkruan Meta teksa poston këtë foto me dy gishtat lart.

Reagimi i plotë i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese. Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Zjarr Tv Ad