Meta i prekur pas homazheve të Nishanit: Një bashkëshort i mrekullueshëm, ndër politikanët më serioz në këto dekada

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Nishani ishte një politikan i ndershëm që ushtroi çdo detyrë me përgjegjshmëri, teksa tha se ai lë pas një trashëgimi të rëndësishme.

“Sot u bashkuam me për ish-presidnetin e Republikës për ta nderuar. Njëkohësisht transmetuan ngushëllimet më të ndjera dhe sinqerta zonjës Nishani.  Për të ndarë këtë dhimbje dhe humbje shumë të parakohshme të zotit Nishani.

Ai nuk ishte një bashkëshort dhe prindër shembullor por edhe ishte një nga politikanët më përgjegjës dhe serioz të ketyre dekadave, i cili në cdo detyrë politike dhe shtetërore është sjellë me korrektësi dhe integrite. Ishte gjithhmonë një mbrojtës i shkëlqyer i interseit kombëtar dhe demokracisë dhe pa asnjë diskutim i vetë kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.  Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive” tha Meta.

Zjarr Tv Ad