Presidenti Ilir Meta përmes një postimi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Princ Philip.
Meta shkruan se ky lajm ka qenë i trushtueshëm dhe do të lutet që shpirti i tij të prehet në paqe.
“I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta i Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut, bashkëshorti i Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabetë dhe një figurë kryesore në familjen mbretërore britanike prej gati shtatë dekadash.
Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes gjatë gjithë mbretërimit të saj 69-vjeçar, më i gjati në historinë britanike, duke luajtur një rol kryesor sidomos në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe përkushtuar në veprimtaritë e tij shembullore humanitare.
Duke u shprehur ngushëllimet e mia dhe të popullit shqiptar Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore dhe popullin britanik, lutemi që shpirti i Tij të prehet në paqe!”- shkruan Meta në Facebook.
Princ Philip u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe jo vetëm për familjen mbretërore por për të gjithë qytetarët.