Meta i VENDOSUR: Jam PRESIDENT deri në 24 korrik 2022, Kuvendi të kthehet në shina

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta është shprehur se pavarësisht rezultatit të 25 prillit dhe situatës politike në vend apo problemeve, ai do të jetë në krye të detyrës deri më 24 korrik 2022.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Betit” me gazetaren Beti Njuma, Meta ka thënë se tani është detyra e këtij Parlamenti për rivendosjen e demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019.

Njuma: Zoti President mirëmbrëma dhe mirëserdhët tek “Ora e Betit” dhe faleminderit për këtë intervistë e para që jepni pas zgjedhjeve të 25 prillit!

Presidenti Meta: Mirë se erdhët dhe faleminderit që më bëtë mua pjesë të “Orës së Betit”!

Pyetje: Ka qenë një heshtje e gjatë kjo që ju karakterizoi gjatë këtyre muajve. Nuk ishte Presidenti i qëndrimeve apo i deklaratave të forta, Presidenti që përplasej me mazhorancën që e votoi, i asaj atmosfere konfliktuale, çfarë ka ndodhur me Presidentin e Republikës, të themi ishte një dorëzim përpara pushtetit të Edi Ramës, ishte një distancim ndoshta për të mos pasur atë rolin e protagonistit që ju ka karakterizuar gjatë kësaj kohe, apo le ta quajmë një ndjenje paralizimi, ose për të mos zhvilluar me një aksion aq të fuqishëm politik?

Presidenti Meta:Presidenti ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krye të detyrës. Sjellja e tij, qëndrimet e tij kanë qenë janë dhe do të jenë deri më 24 korrik të diktuara nga rrethanat në të cilat ai ushtron aktivitetin e tij gjithmonë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Besoj se e kam sqaruar edhe më parë, pra pas 25 prillit që pavarësisht nga rezultati i 25 prillit, pavarësisht nga të gjitha problemet sidoqoftë vendi ka një parlament pluralist dhe tani është detyra e këtij Parlamenti që të ketë protagonizmin e duhur në funksion të rivendosjes së demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019 dhe për të cilin jemi dëshmitarë. Në këtë drejtim Presidenti është këtu për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

A ka qenë një situatë e pazakontë? Sigurisht që e tillë ka qenë! Po sigurisht që edhe për Presidentin nuk ka qenë përgjegjës siç po tregojnë edhe zhvillimet e fundit ku Presidenti po qëndron në mënyrë tepër të qartë institucionale.

Zjarr Tv Ad