Meta: Jam gati të dorëzoj mandatin, kriza nuk zgjidhet me…

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë nga Pogradeci, teksa ka thënë se për zgjidhjen e krizës politike është gati të lëjë mandatin. Meta është shprehur më tej se kriza në vend nuk mund të zgjidhjet me përdorimin e dhunës policore.

Meta është shprehur: Për krizën aktuale jam gati të dorezoj mandatin e presidentit. Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake. Kriza zgjidhet me dialog dhe përpjekje. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore. Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende.

Nuk kemi gjykatë kushtetuese, kriza është e qëllimshme, po cënohet rendi kushtetues . Veprimi i opozitës i dënueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjen mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.

Mund të thirren 1 milionë shqiptare mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Pasojat e kësaj krize mund të jenë të rënda për Shqipërinë.

Presidenti ndodhej në Pogradec në kuadër të fushatës Kombëtare për dhurimin e gjakut, ndërsa nuk iu ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për çështjet e aktualitetit.

 

Zjarr Tv Ad