Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, avokati i PL: Prokuroria nuk e ka thirrur kryetarin për të deklaruar, halli më i madh është se hetuesi nuk heton

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me pretendimin e Autoritetit të Dosjeve se Ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një konferencë për mediat, krah deputetit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Gjokutaj tha se Meta nuk është thirrur nga prokuroria për të deklaruar sa i përket padisë që më 1 shtator depozitoi ndaj Autoritetit të Dosjes.

Gjokutaj theksoi se Prokuroria nuk ka marrë ende asnjë veprim hetimor, teka më tej shtoi se “jemi në kushte ku ata operojnë jashtë ligjit, falsifikojnë dokumente shpërdorojnë detyrën duke targetuar persona të veçantë”.

“Ndaj gjithë shkeljeve kemi depozituar kallëzimin. Çfarë ka ndodhur? Gjatë kësaj kohe që prokuroria, e cila ka treguar mungesë vullneti, flasim për ish-presidentin e Republikës, kemi dorëzuar kallëzimin ndaj këtij mosfillimi. Kërkesa është bërë nga ana ime si përfaqësues ligjor i zotit Meta.

Është kërkuar dokumentacioni që bën obligator dhënien e akteve.

Prokurori e ka paragjykuar çështjen për të mos thënë se është i urdhëruar për të marrë vendime tëtilla, pasi Meta që është kallëzues nuk është thirru për të dhënë deklaratën e tij. Halli më i madh sot është se hetuesi nuk heton, nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Autoriteti me një cinizëm dërgon një përgjigje pas edhe një kujtese që i kemi bërë, në datën 4 na dërgon një shkresë ku përgjigja nuk i përmbahej kërkesës së objektit tonë, por e ngatërronte avokatin e zotit Meta ku thoshte se duhet të vinte. Ky është një gabim inteligjent, ky qëllimi Autoritetit është paditur në gjykatë administrative. Po një kërkesë i është bërë Kuvendit të Shqipërisë.

Tani ata e dinë që me vonesat duan të skadojnë afatet e ndjekjes së çështjes, por kjo çështje do të goditet në çdo segment të saj. Ky është skandal dhe këtu flitet për një ligj famëkeq që duan të bëjnë dhe jo për Ilir Metën. Sot jemi në kushte ku ata operojnë jashtë ligjit, falsifikojnë dokumente shpërdorojnë detyrën duke targetuar persona të veçantë”, tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad