Meta: Kemi dy shtete paralele, atë të propagandës dhe atë të së drejtës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të folur për situatën në vend, zhvillimet dhe qëndrimet e tij pas mbylljes së sezonit veror.

Sipas kreut të shtetit, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës është vënë në pikëpyetje.

Më tej, Meta shtoi se aktualisht në Shqipëri kemi dy shtete paralele.

“Presidenti i Republikës ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Ata që nuk duan të binden sepse i tillë është interesi partiak është problemi i tyre. Jetojmë në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë respektoj shtetin e së drejtës”, deklaroi Meta.

 

Zjarr Tv Ad