Meta: Klasa politike të mos fshihet pas ndërkombëtarëve, zgjidhja jo me pazare

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shpreh bindjen se i ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të shmangur krizën aktuale ku ndodhet vendi, të cilën e quajti serioze dhe jo vetëm politike, por edhe kushtetuese, institucionale si dhe përfaqësimi.

Deklarata nga kreu i shtetit, erdhi pasi u pyet ditën e sotme nëse do t’i thërrasë palët në një tryezë.

Më tej ai shtoi se është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë.

“Është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, se së pari duhet parë interesi i vendit dhe kontributi i Shqipërisë në rajon. Kjo situatë nuk na ndihmon në këtë drejtim”, tha Meta.

I pyetur lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve, të cilët kritikojnë opozitën për djegien e mandateve, Presidenti tha se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani.

“Çështja duhet të zgjidhet me transparencë dhe dialog dhe larg çdo pazari. Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tinë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë, do donim që Shqipëria të respektojë rolin e gjithë vendeve të Ballkanit për anëtarësim në NATO. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan dikur, për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese dhe politike të cilat janë krijuar nga ne”, deklaroi kreu i shtetit.

Lidhur me fjalën “pazar” duket se kreu i shtetit i referohet zëvendësimit të deputetëve të opozitës, për të cilët shpesh është përfolur se janë zëvendësuar me kandidatë të blerë.

Zjarr Tv Ad