Meta: Komunitetet fetare vështirësi në blerjen e pronave për ndërtimin e vendeve të adhurimit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta mori pjesë në konferencën “Feja si instrument për paqen”.

Kreu i vendit gjatë fjalës së tij përmendi disa nga problemet me të cilat përballet komunitetet fetare shqiptare.

Meta tha se ata hasin në vështirësi për blerjen e tokave për ndërtimin e vendeve të adhurimit, si edhe për marrjen në pronësi të kishave, xhamive apo manastireve.

Presidenti shprehu edhe shqetësimin për ndikimin e huaj në organizatat fetare shqiptare, duke thënë se kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Ilir Meta: “Komunitetet fetare në Shqipëri po hasen me vështirësi për blerjen e tokës për ndërtimin e vendeve të adhurimin. Po hasen me çështje që lidhen me tarifat e pushtetit vendor, me probleme në mbrojtjen e titullit në disa prona, probleme me marrjen e pronësive të kishave, xhamive, manastireve apo objekteve që konsiderohen si vende të të trashëgimisë kulturore. 

Autoritetet fetare kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për ndikimin e huaj dhe për ndërhyrjet në organizatat fetare shqiptare. Kjo është një çështje që ngjall shqetësim dhe kërkon përgjegjshmëri e vëmendje të vazhdueshme. Sigurimi i të drejtës së pronësisë, të aseteve të tokave do ti bënte këto bashkësi fetare më të pavarura dhe plotësisht imune nga çdo ndërhyrje dhe ndikim e huaj malinje.

Bashkësitë fetare duke u kthyer pronat dhe asetet e tyre do të siguronin një vetëfinancim dhe të mjaftueshëm për të administruar punën e tyre pa asnjë ndikim të huaj negativ dhe përçarës.”

Zjarr Tv Ad