Meta: Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Meta

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.

Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.

Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.

Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.

Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

Zjarr Tv Ad