Meta kthehen ligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit: Është fiktiv, i paracaktuar dhe i dikuar nga qeveria

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka kthyer ditën e sotme ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Sipas Metës ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve tregojnë gabime, ose ndryshime që bëhen për çështje politike.

Ai thotë: “kjo është ndërhyrja e 3 (tretë) që i bëhet ligjit brenda një kohe kaq të shkurtër. (5 mars 2018 – 8 mars 2021)”.

“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”, objekt shqyrtimi, është propozuar, prezantuar dhe shqyrtuar në kushte kur vullneti i organit ligjvënës provohet se ka qenë fiktiv dhe i paracaktuar/diktuar nga qeveria, duke shkelur kështu parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të parashikuar nga neni 7, i Kushtetutës së Shqipërisë,” thuhet në një nga arsyetimet e Metës për kthiminn e ligjit.

Zjarr Tv Ad