Meta kujton shembjen e Teatrit: U garanton shqiptarëve se çdo gjë është mbajtur shënim/ Tani koha për drejtësi

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar ashpër mëngjesin e sotëm në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, teksa deklaron se veprat e rënda kushtetuese ligjore dhe morale, veçanërisht në Tiranë e Durrës, kundër trashëgimisë kulturore do të jenë të paamnistueshme.

Kreu i Shtetit, thekson se akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës, janë dëshmitë ulëritëse se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti, mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore.

Meta gjithashtu garanton shqiptarët, se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Reagimi i plotë i Metës: Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës, si dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin, janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti, mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto vepra të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës, ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!
Sepse këto akte barbare, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, u garantoj të gjithë shqiptarëve se gjithçka është mbajtur shënim, ku kategorikisht askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!
Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin, i cili me të drejtë thotë se: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”.

“Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme, ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri, të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.
Barbaria dhe talebanizmi, nuk kanë vend në shoqërinë tonë! KOHA PËR DREJTËSI!

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad