Meta: Madeleine Albright do të kujtohet për rolin dhe kontributin për çlirimin e Kosovës

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video të Sekretares amerikane të së Shtetit, Madeleine Albright, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për përkushtimi e saj për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Meta thotë se Albright do të kujtohet gjithmonë për rolin dhe kontributrin që ka dhënë në çlirimin e Kosovës.

“Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan Meta në videon që shpërndan në Facebook.

https://www.facebook.com/watch/?v=696789641356091

Zjarr Tv Ad