Meta mbështet kërkesat e biznesit dhe bën thirrje: Të gjithë së bashku në 12 nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PL, Ilir Meta mbështetet kërkesat e biznesit, të cilët sot në shenjë proteste ulën për një orë qepenat.

Meta shkruan se “Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Ndër të tjera ai bën thirrje që të gjithë të bashkohen në protestën e 12 Nëntorit për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm

Postimi i plotë i Metës:

Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.

Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.

“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.

Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm!

Zjarr Tv Ad