Meta mbyll mandatin e presidentit/ Kryemadhi njofton lëvizjen e radhës, LSI mbledh të hënën konventën kombëtare në Pallatin e Kongreseve

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta do të heqë të hënën kostumin e kreut të shtetit duke veshur atë të opozitarit duke nisur një etapë të re në karrierën e tij politike.

Ai ka paralajmëruar se do të nisë një betejë politike kundër qeverisë. Në të njëjtën ditë partia politike e krijuar prej tij që sot drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, LSI ka njoftuar mbledhjen e Konventës Kombëtare.

Në njoftimin e shpërndarë nga LSI, thuhet se konventa do të mblidhet në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

‘Përshëndetje! Ditën e hënë në datë 25 korrik, në Pallatin e Kongreseve, ora 19:00, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë Konventën Kombëtare. Sinjali do të mundësohet nga LSI, për detaje për mënyrën e marrjes së sinjalit do t’ju lajmërojmë ditën e hënë”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad