Meta me ambasadoren e Sllovenisë: Inkurajim për kapërcimin e krizës

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Lea Stançiç.

Duke e falenderur për përkrahjen e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane, Presidenti Meta theksoi gjithashtu se: “kjo mbështetje na inkurajon për të shtuar përpjekjet tona për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”.

Presidenti Meta pasi vlerësoi kontributin e Ambasadores Stançiç për për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike, vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Sllovenisë janë shumë të mira dhe se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej ato ekonomiko-tregtare.

“Dëshmi e ecurisë mjaft të mirë të marrëdhënieve janë vizitat e shpeshta të autoriteteve më të larta sllovene, të cilat kulmuan me vizitën e Presidentit Pahor në Shqipëri.” – tha Presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad