Meta me delegacioni e Venecias: Jam i gatshëm t’ju lë gjysmën e institucionit

0
160

Brenda 6 muajve, 3 delegacione të Komisionit të Venecias kanë vizituar Tiranën për të mbledhur fakte mbi çështjet që kanë përplasur institucionin e Presidentit dhe mazhorancën. Këtë fakt e ka konstatuar edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë takimit me përfaqësuesit e Venecias, i cili u tregua i gatshëm edhe t’u ofrojë gjysmën e zyrave të Presidencës.

Meta:  Jam i gatshëm t’ia lë gjysmën e Presidencës Komisionit të Venecias, pasi ne e kemi Venecian vazhdimisht këtu.

Para se Kreu i Shtetit t’u përgjigjej pyetjeve të misionit faktmbledhës me dyer të mbyllura, Ilir Meta mbajti edhe një fjalim para mediave duke i qartësuar zyrtarët e huaj se emërimet në Kushtetuese janë të sqaruar mjaft mirë. Me moton me qetësi dhe dashuri, Presidenti tregoi se pse ishte i detyruar t’i dërgonte letër Venecias për Kushtetuesen.

Më herët delegacioni mori edhe përgjigjet nga kreu i Kuvendit dhe përfaqësuesit e komisionit hetimor përsa i përket dekretit të Presidentit Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari dhe mos thirrjes së Arta Vorpsit për t’u betuar.