Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare” në Pogradec: Vlerat e demokracisë janë udhërrëfyesi më i mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjes Kombëtare, të organizuar sot në Pogradec nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se në kohë të vështira kur nevojitet nje lidership i vërtetë, bashkimi me njëri-tjetrin dhe forca e përbashkët janë elementët e duhur për të kapërcyer çdo sfidë.

“Shumë i lumtur të merrja pjesë në Mëngjesin e Lutjes Kombëtare të organizuar sot në Pogradec nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare me temë: “Lidershipi në kohë sfiduese – Lidership i bazuar mbi vlera”.

Në kohë të tilla të vështira, kur nevojitet një lidership i vërtetë, drejtimi më i mirë, mund të vijë vetëm përmes udhëheqjes nga vlerat, besimi, bashkimi me njëri-tjetrin dhe nga forca e përbashkët, për të kapërcyer çdo vështirësi.

Vlerat e demokracisë janë udhërrëfyesi më i mirë për të ardhmen e sigurt europiane të Shqipërisë. Zoti i bekoftë vuajtjet e të gjithë njerëzve, që luftojnë për çështje të drejta!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad