Meta mesazh Ramës: Është mirë të mos e provojë kokëfortësinë time…

0
18

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së tij për shtyp i dha edhe një mesazh të qartë kryeministrit të vendit Edi Rama, kur u pyet pse e etiketonte veten si një “Avni Rustem”.
Ai tha se kur në lojë janë interesat e vendit të tij, ishte mirë që askush të mos e provonte kokëfortësinë e tij. Meta e ftoi Ramën në Presidencë për të gjetur zgjidhje. “E pres këtu”, tha prerë Meta.

“Unë flas për veten time, jo për Monikën…është mirë të mos e provojnë askush kokëfortësinë time kur në lojë janë interesat e vendit tim. Janë shumë shqiptarë gati për të ruajtur demokracinë e fituar në 30 vjet…prandaj ftoj të mos shkojmë në rrugën e Koresë së Veriut”,- tha Meta.

Më tej presidenti shtoi: “Do bëjmë shtet apo cirk, unë këtu jam, të vijë këtu! Apo do dalim të gjithë me çitjane e nallane. Nëse më thotë më burri i Monikës, do t’i them gruaja e Bilalit. Ky vend nuk mund të jetojë nën humoret e Edit apo Ilirit”.

Presidenti tregoi ndër të tjera se ai ka zgjidhur edhe kriza të tjera, që Rama, sipas tij nuk ka guxuar, ndërsa përballë kishte Sali Berishën.

“Përpjekje për ndërmjetësim ka pasur nga njerëz serioz dhe të përgjegjshëm që nuk duan që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia. Precedentët me zgjedhjet i ka krijuar vetë Edi dhe atë krizë e kam zgjidhur unë. Kisha dhënë fjalën tek ambasadori gjerman, i thashë Ramës lëri lojërat nëse ke frikë nga Saliu bëhem unë kryetar bashkie ti bëhu kryeministër. I kam thënë lërja KQZ, Saliut se prapë do fitojmë. Tani nuk e di kush fiton Luli, Edi apo kushdo tjetër, unë nuk dua të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe lojëra ambasadash. Ne duhet të jemi shembull për Kosovën e të tjera vendi. Jemi bërë gazi i botës”,- shtoi ai.