Presidenti Ilir Meta ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët më 2 Mars të vitit 2020 i’u përgjigjën atij, duke u mbledhur për të protestuar përpara Kryeministrisë.
Teksa ka publikuar pamjet nga ajo ditë, Meta shkruan se i është mirënjohës qytetarëve, të cilët ju përgjigjën thirrjes së tij me manifestimin historik dhe madhështor të 2 marsit, për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre.
“Mirënjohje pafund të gjithë qytetarëve, të cilët dy vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës me Manifestimin historik dhe madhështor të ✌️marsit 2020 për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre.”, shkruan Meta.
Kujtojmë se më 2 Mars 2020, presidenti Meta mblodhi qytetarët e Shqipërisë për të protestuar para Kryeministrisë dhe të rrëzonin qeverinë Rama.
Ai akuzonte Edi Ramën për “grusht shteti përmes sistemit të drejtëssë,” “shkelje e Kushtetutës”, dhe “lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar”.